Shefi i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, e ka konsideruar si të rrezikshme vizitën që presidenti Vuçiq do të ia bëj Kosovës pas ngjarjes tragjike të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shkruan tanjug
Megjithatë sipas Drecun, kjo vizitë është e nevojshme.
“Presidenti do të jetë me popullin serb, do të tregojë se shteti i Serbisë qëndron prapa popullit serb në Kosovë, dhe t’i garantojë atyre sigurinë që Serbia mund të ofrojë, për të qetësuar tensionet që janë rritur” ka thënë Drecun për RTS
Sipas tij qëndrimi i presidentit serb në Kosovës do të thyejë situatën dhe do të parandalojë tensione të mëtejshme.
Vuçiq ka paralajmëruar se në fundjavë do të vizitojë Kosovën.