“Drejtësia Sot”: Pak raste të zgjidhura e shkelje nga gjykatat e prokuroritë në vitin 2020

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 10:38 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numri i madh i lëndëve dhe më pak raste të zgjidhura e ka karakterizuar punën e gjykatave gjatë vitit 2020, raporton Ekonomia Online.

Sipas një raporti të publikuar nga “Drejtësia Sot” për punën e Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial për periudhën janar-dhjetor 2020, u tha se zgjedhja e gjyqtarëve në kuadër të departamentit special në një proces të mbyllur ka qenë veprim jo i duhur.

Rreze Hoxha-Zhuja nga Drejtësia Sot-GLPS, tha Gjykata e Apelit ka zgjidhur pesë lëndë që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.

“Këshilli Gjyqësor ka mbajtur edhe seancat online gjë që nuk janë përmbajtur rregullat si duhet. Numri i lëndëve aktive nëpër gjykata vlen të ceket që është i madh me rreth 130 aplikime, dhe me pak raste të zgjidhura. Gjykatat e Apelit për krimin e organizuar kanë  zgjidhur pesë lëndë”, tha Hoxha-Zhuja.

Tutje ajo tha që viti 2020 ka karakterizuar sistemin e drejtësisë me ballafaqimin me pandeminë Covid-19, çka ka ndikuar edhe tek numri i lëndëve dhe trajtimi i rasteve.

“Drejtësia Sot, ka vërejtur se viti 2020 ka karakterizuar sistemin e drejtësisë me ballafaqimin me pandeminë Covid-19 dhe parashkrimin e lëndëve. E para shkaktoi mos mbajtjen e seancave gjyqësore, ndërsa e dyta erdhi si pasojë e të parës, për shkak të mos trajtimit të këtyre rasteve me prioritet nga ana e gjykatave përkatëse. Drejtësia Sot ka raportuar për gjithsej 9 raste të parashkrimit, tek të cilat është arritur vjetërsimi i disa pika
të aktakuzave”, theksoi tutje ajo.

Poashtu nga ky raport ajo tha që vlen të ceket edhe raporti i monitorimit dhe puna vjetore e KPK-së e cila poashtu është karakterizuar me çështje të ndryshme.

“Sipas raportit të monitorimit edhe puna vjetore e KPK-së është karakterizuar me menaxhimin e pandemisë, me shumë konkurse për përzgjedhjen e prokurorëve, e me plotësimin e vendeve vakante në
KPK. Ndërsa e veçanta e KPK-së gjatë 2020 ka qenë krijimi i 3 departamenteve të PSRK-së: për krim të organizuar, terrorizëm dhe për korrupsion e krim financiar”, thuhet mes tjerash nga ajo.

Arbër Fetahu- prezantoi shkeljet nga gjykatat dhe prokuroritë gjatë monitorimit që kanë bërë.

“Kemi pasur një mori shkeljesh nga gjykatat dhe prokuroritë, ndër to ka shumë si mos raportimi i duhur, shkeljet e identifikuara gjatë fazës së marrjes së dëshmitarëve dhe shkelja e parimit të palëve”, tha Fetahu.

Më tej ai rekomandoi që prokurorët dhe gjyqësorët të ndryshojnë praktikën negative të rekrutimit të gjyqtarëve, të respektojnë shpalljen e konkursit dhe të vazhdojnë transparencën në ëeb faqen e tyre.

“Prokurorët ftohen që të angazhohen që gjatë aktgjykimeve të shpalosin konfiskimin e pasurisë, ata ftohen poashtu që gjatë fazës së hetimeve të korrupsionit të jenë me aktiv për mbrojtjen e ligjërisë, dhe te kujdesen me aktakuzat e ngritura”, theksoi më tej ai.

Të ngjashme