Drejtoni flokët pa hekur

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 23:55 | Nga Ekonomia Online

Në qoftë se dëshironi t’i drejtoni flokët tuaja, mund ta bëni këtë pa përdorur hekur.

Përdorimi i vazhdueshëm i hekurit i dëmton flokët. Temperatura e lartë i dëmton flokët, veçanërisht në qoftë se përsëritni një nga mëkatet më të mëdha të bukurisë – hekurosjen e flokëve të lagura.

Por, në qoftë se dëshironi t’i drejtoni flokët tuaja, mund ta bëni këtë pa përdorur hekur.

Ne ju zbulojmë se si “t’i hekurosni” flokët me ndihmën e ushqimeve të cilat sigurisht tashmë i keni në kuzhinë.

Vodka – Përveç se është e mirë për disponim, vodka është e mirë për drejtimin e flokëve. Përzieni atë me kondicionerë dhe aplikojeni në flokë.

Falë vlerave të ulëta të pH, ky formulim do t’i drejtojë kutikulat dhe do t’i “hekurosë” flokët. Megjithatë, vodka mund t’i thajë flokët, kështu që nuk rekomandohet ta përdorni shpesh.

Vaji i kokosit – Flokët pak kaçurrela më së miri do t’i drejtoni me ndihmën e vajit të kokosit. Aplikoni vajin në flokë të lagura, pastaj i krihni dhe thani.

Selino – Në një blender përzieni një selino me pak ujë. Përzierjen derdheni në një shishe për spërkatje, aplikojeni atë në flokë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, pastaj shpëlani flokët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme