Drejtoresha e CIA-s dëgjoi audio regjistrimin e vrasjes së Khashoggi

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Gina Haspel, drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), ka dëgjuar audio regjistrimin e marrjes në pyetje dhe vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Kjo gjë ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në Turqi, pasi u raportua se Haspel, fshehurazi realizoi këtë udhëtim të hënën, ndërsa njerëzit që janë në dijeni me aktivitetet e saj thonë se ajo dëgjoi një audio regjistrim, njofton Klan Kosova.

Gazetari Khashoggi, kolumnist i së përditshmës Ëashington Post, për herë të fundit u pa i gjallë më 2 tetor kur dhe hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme