Drejtoresha e Endokrinologjisë në QKUK, Venera Berisha-Muharremi, ka njoftuar se ka rezultuar negative në ri-testim për Covid-19.
Ajo në një postim në Facebook ka bërë me dije se vajzat dhe bashkëshorti i saj rezultuan negativ në testin për koronavirus.
Berisha-Muharrremi poashtu theksoi se gjendja e saj shëndetesore kurrë nuk ka qenë më e mirë dhe se është këshilluar me kolegët profesionistë të përsërisë testin.
“Sot u njoftova nga Klinika Infektive se në ri testim kam rezultuar NEGATIV me virusin Covid-19!Për korektësinë time me familjarët, personelin mjekësor dhe pacientët e mi të dashur dhe mijëra dashamirë që mē kanë thirr dhe shkruar për të më përkrahur në këtë sfidë, po ju informoj dhe do të qëndroj ne vetizolim deri sa ta marr rezultatin edhe per testimin e tretë!”, ka shkruar ajo.
Drejtoresha e Klinikës Endokrinologjike dy ditë më parë njoftoi se testi për koronavirus i kishte dalë pozitiv.