Në zyrat e Komunës së Prishtinës u mbajt takim në mes të Policisë së Kosovës, Drejtorisë Rajonale të Prishtinës dhe Drejtorisë së Arsimit, përkatësisht të gjithë drejtorëve të shkollave të Prishtinës.
Në takim, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Fahredin Verbovci informoi drejtorët e shkollave rreth çështjes së sigurisë në shkolla dhe nevojën për bashkëpunim në këtë drejtim në mes të shkollave dhe policisë. Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati theksoi se siguria në shkolla do të jetë prioritet dhe se së bashku me drejtorët, Komuna do të jetë bashkëpunuese në çdo kohë.
Drejtorët e shkollave identifikuan nevojën për mbështetje nga ana e Policisë dhe Komunës në ngritjen e sigurisë në shkolla.
Në fund, palët u dakorduan që të krijohet një task forcë, të cilët do të punojnë për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore, në mënyrë që raportimi i rasteve dhe reagimi ndaj tyre të jetë sa më efikas dhe uniform për të gjitha shkollat.
a