Me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve, në Komunën e Obiliqit, drejtori i Bujqësisë, Ferit Hashani vizitoi disa bujq dhe u interesua për rendimentin që është duke ofruar toka me grurë këtë vit.
Drejtori u premtoi bujqve se komuna do të vazhdojë përkrahjen me qëllim të krijimit të kushteve më të lehta për t’u marrë me këtë sektor.
Deklarimet e bujqve të komunës së Obiliqit tregojnë që rendimenti i grurit për këtë vit është i kënaqshëm për dallim me vitin e kaluar.