Drejtori i FBI-së e mësoi përmes TV-së lajmin se u shkarkua nga Trumpi

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 11:16 | Nga

Drejtori i FBI-së, James Comey, e kuptoi lajmin për shkarkimin e tij në mënyrë interesante. Ai nè ato momente ishte duke folur para një grupi të punëtorëve të FBI-së në Los Angeles.

Mediat amerikane raportuan se Comey ishte duke iu adresuar stafit të FBI-së në një zyre terreni në Los Angeles kur ekranet e TV-së në prapavijë filluan ta jepnin lajmin për fatin e tij.

Në të njëjtën kohë, ish-truproja e Donald Trump, Keith Schiller, që tani shërben si drejtor i operacioneve të Zyrës Oval të Presidentit, ia dërgoi në dorë një letër Comey-it në zyrat qendrore të FBI-së në Uashington.

Në letër Trump e informoi Comey-in se kontrata e tij ishte shkëputur dhe se ai u shkarkua me efekt të menjëhershëm.

Kujtojmë se mbrëmë Trump shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey, duke theksuar se ai nuk mund të drejtojë më tutje këtë agjenci në mënyrë efektive.

Vendimi i Trumpit për shkarkimin e shefit të FBI-së ka habitur shumë zyrtarë në Uashington, duke bërë që demokratët dhe të tjerët, të drejtojnë akuza ndajShtëpisë së Bardhë se po tenton që të minojë hetimin e FBI-së për ndërhyrjen e Rusisë.

Comey, 56-vjeçar, është shefi i dytë i FBI-së, në historinë e SHBA-së që është shkarkuar. Drejtorët e FBI-së, normalisht zgjidhen për të shërbyer një mandat të vetëm 10-vjeçar.

Ai ishte emëruar në këtë post, katër vjetë më parë nga ish-presidenti Barack Obama dhe kishte qenë mjaft popullor brenda agjencisë dhe kishte gëzuar mbështetjen e republikanëve dhe demorkatëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme