Drejtori i shkarkuar i FBI-së dëshmon sot para Kongresit

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 09:56 | Nga

Drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey, do të dëshmojë sot para Kongresit për, siç është thënë, presionin nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një dëshmi me shkrim, e bërë publike të mërkurën, Comey ka thënë se Trump i ka kërkuar atij të ndalojë hetimet mbi ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Flynn ka dhënë dorëheqje në muajin shkurt, për shkak të kontakteve të tij me zyrtarët rusë.

Comey po ashtu ka thënë se presidenti Trump e ka cilësuar hetimin e çështjes ruse si “një re” mbi të.

Presidencën Trump, prej fillimit, e kanë përcjellë dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Comey është shkarkuar nga detyra muajin e kaluar, me vendim të presidentit.

Shtëpia e Bardhë ka insistuar se vendimi për shkarkim nuk ka të bëjë me hetimin e çështjes ruse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme