Drejtori Hoxha përcjellë nga afër përgatitjet e “KF Rahoveci”

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 09:03 | Nga

Gjatë ditës së djeshme, Ervin Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, ka takuar stafin e “KF Rahoveci” dhe ka parë nga afër stërvitjet të cilat janë duke i bërë lojtarët e klubit.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ervin Hoxha, shprehet se gjatë ditës së djeshme kam takuar stafin e “KF Rahoveci” dhe kam parë nga afër përgatitjet të cilat janë duke u bërë në kuadër të fazës së dytë përgatitore. Përgatitjet janë duke u bërë në qendrën sportive “Toni Sport”, në qytetin e Rahovecit. Tani më stafi i ri i klubit është kompletuar dhe si trajner është i klubit është Genc Tamniku, ndihmës trajner do të ketë njërin nga legjendat e klubit tonë Orhan Hoxhën, trajner i portierëve do të jetë Faik Vuçitërna.

Drejtori Hoxha, thotë se Klubi “KF Rahoveci” është kompletuar dhe aktualisht janë duke u stërvitur 21 lojtar dhe se një frymë e re po e përcjell klubin tonë të zemrës, uroj që gjithçka të shkoj sipas planit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme