Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi premton mbështetje për OJQ-të

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 14:36 | Nga

Në organizimin e Qendrës Rinore SHL-Kosova në Rahovec, sot u mbajt takim me Organizatat Joqeveritare të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit.

Qëllimi i takimit ishe formimi i një rrjeti të OJQ-ve qoftë formal apo joformal. Të  pranishëm në këtë takim ishin Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit, Ervin Hoxha drejtor i DKRS, Ramadan Rama përfaqësues nga OJQ ”Humaniteti”, Adelina Paqarizi, drejtoreshe e OJQ “Hareja”, Gardalin Shtavica nga OJQ ‘’Hardhfest’’ dhe Xhylferije Bytyqi nga shoqata e të Verbërve.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili mori pjesë në këtë takim u shpreh se  ky rrjet duhet të formalizohet  dhe në përputhshmëri me ligjin dhe se formalizmi i rrjetit do të jetë më profitabil ngase i mundëson që OJQ-ve të e reja të fuqizohen.

“Ne ju premtojmë se do të marrim përsipër mbështetjen e këtij këshilli”, u ka thënë përfaqësuesve të OJQ-ve Kryetari Latifi.

Ervin Hoxha, drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport shtoi se është i hapur për çfarëdo nevoje që Organizatave Joqeveritare ju nevojitet.

Në fund të takimit të gjithë të pranishmit u dakorduan, që ky rrjet të formalizohet dhe të ftohen edhe organizatat tjera të Komunës, për  takimin e radhës që do të mbahet me datë 17.04.2018, në të cilën takim do të formohen edhe grupet punuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme