Asambleistja e LVV-së në Rahovec kalon në AAK

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se asamblistja Shqipe Kryeziu do të jetë tash e tutje pjesë e AAK-së.

Latifi ka bërë të ditur se Kryeziu do ta ketë hapësirën e merituar në këtë subjekt.

“Jam mëse i lumtur t’ju njoftoj, se nga sot pjesë e AAK-së në Rahovec do të jenë edhe znj. Shqipe Kryeziu, magjistër e Fizikës dhe profesoreshë në SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe dhe ekonomisti e profesori në SHMLP “Selajdin Mullaabazi” në Rahovec, z. Azbi Gashi, të cilët aktivitetin e tyre politik të deritanishëm e kanë bërë në LVV, si themelues të degës në Rahovec. Zonja Shqipe Kryeziu do të jetë edhe pjesë e grupit të asambleistëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Rahovecit”, ka shkruar ai.

Bashkë me të në AAK nga VV-ja ka aderuar edhe Azbi Gashi.

“Përvojat politike dhe profesionale të Kryeziut dhe Gashit do ta kenë hapësirën e merituar për t’i kontribuuar përmirësimit të mirëqenies në komunën tonë. AAK është parti e hapur për të gjithë që duan të punojnë mirë dhe mbarë. Interesi kolektiv prevalon mbi interesat individuale, prandaj ne po rritemi dhe gjithnjë e më shumë njerëz po i bashkohen konceptit tonë. Dy anëtarëve të rinj, u dëshiroj shumë suksese dhe ua ofroj tërë përkrahjen time gjatë angazhimeve që do t’i kenë në të ardhmen”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme