Drejtori i Arsimit në Pejë: Ka pas mungesë komunikimi me MAShTI-n sa i përket subvencionimit me libra

Prishtinë | 22 Kor 2024 | 15:12 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega, të hënën u intervistua nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, raproton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje u theksua mungesa e bashkëpunimit të Drejtorisë së Arsimit të kësaj komune me Ministrin e Arsimit.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, pyeti se kur është bërë kompletimi i nxënësve me literaturë në fillim apo “keni pas problemi.

“Ka qenë një numër shumë i vogël që kanë mbet në muajin dhjetor tu alokuojnë librat. Kam dërgu e-mail se dokumentacionin që e kërkoni është voluminoz, kopjet e të gjitha teksteve shkollore janë të disponueshme në Ministri të Arsimit”, u përgjigj Gega.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pyeti se cilat kanë qenë vështirësitë dhe problemet lidhur me subvencionimin me librat.

“Nëse keni ndonjë raport së si keni raportuar në Ministri, disa raporte që i kemi marrë nga Ministria e Financave na del që subvencionimi ka zgjat deri në 2024 dhe pagesa është në prill 2024. Çfarë është bërë me këtë nxënës. Muajn shtator 2023 a keni pranuar një e-mail nga Ministria përmes të cilës kërkohet verifikimi i nxënësve përveç emrave janë edhe të dhëna tjera ai xhirollogaria, numri bankar. Mungesa që ka qenë më libra në fillim të vitit shkollorë, cilat libra kanë qenë në mungesë dhe deri në cilën periudhë kohore”, ka thënë Haxhiu.

“Çfarë ka ndodhur me prindërit që nuk janë rimbursu, a konsideroni që shumë 50 euro për klasën e parë deri në te pestën ka qenë e mjaftueshme për fëmijët që kanë qenë në klasë. Sa kanë kushtuar librat specifikisht për secilën klasë, a ka qenë më e lart së 50 euro”, ka shtuar Haxhiu.

“Vështirësitë në vitin 2023-24, pikërisht këtu ka qenë thelbi i pakënaqësisë sime dhe institucionale. Kam hezitu diku në pjesën e dytë të muajit vështirësitë ishin te aplikimi te subvencionomi, ne si drejtori kemi marrë masa që tu ndihmojmë me urgjencë që problemet të trajtohen në afat. Nga 1-5 ka subvencionua me libra, 1-6, që të tejkalojnë vështirësitë qoftë nga nxënësit apo mësimdhënësit. Nuk jemi marrë me këtë konsideroj se sa kanë kushtuar tekstet se dimë e jona si çdo vit është kërkuar nga DKA-të, të përzgjidhen tekstet. Nga klasa e gjashtë a kanë libra, kryesisht lanë pas mirëpo jo në formën  e duhur, diku kemi pas nxënës më pak dhe ka shkaktu ndonjë problem, disa shkolla kanë ruajtur libra dhe jemi mundu me e tejkalu”, ka thënë Gega.

Deputetja e pushtetit, Arjeta Fejza, pyeti drejtorin se ka pas komunikim zyrtar Drejtoria e Arsimit në Pejë me MAShT-in.

“Fakti që ne kemi kërkuar material nga ju iu vë në obligim ligjor. A ka komunikim zyrtar Drejtoria e Arsimit në Pejë me MAShT-in. Komunat nuk kamë adresuar probleme, apo vështirësi lidhur me subvencionimin e librave. A ka raport nga shkollat lidhur me dëmtimin dhe kompensimin me libra. A ka raport komuna e Pejës për asgjësimin e letrave, A keni ndonjë raport se cilat janë arsyet e mos furnizimit të nxënësve me libra”, ka thënë Fejza.

“Ajo që është e vërtetë e vlerësoj këtë komision, natyra e kërkesës kam menduar se ju kërkoni një dokumentacion voluminoz, Komunikimi me MAShT-in është i vazhdueshëm a kemi mospajtime kemi por vazhdimisht kanë qasje që janë diskutu. MAShT-i na thirr ne në takim me 29.08., Është hera e parë që ministria ka dërgu libra, ne komunikojmë vazhdimisht, kemi adresuar shqetësimet e MAShT-it, me e-mail”, u përgjigj Gega.

“Shuma e stoqeve është minimale, për këtë nuk ka ndonjë raport DKA-ja, në Pejë. DKA nuk ka pas nevojë. Konstatohet se MAShT-i nuk ka kërkuar raport për tekstet që i ka shpërndarë vetë”, ka shtuar Gega.

Deputeti e LDK-së, Agim Veliu, pyeti se a ka ndryshu rregullativa ligjore.

“A keni pas takim me ministren, ketë vit ka ndryshuar metoda e furnizimit me tekste, kjo ka ndodh me 28-29 gusht, sipas jush. Në bazë të udhëzimit administrativ, e përcakton edhe ruajtjen e teksteve, ju një gjë të tillë më sa thatë e keni bërë i keni ruajt tekstet dhe më intereson me dit a ka ndryshu rregullative ligjore, se ministria e ka ndryshu udhëzimin administrativ, nuk ka ndryshim të rregullativës deri sot. Ju i ke i rujt tekstin ndërkohë MASHTI e ka ndryshuar metodën nuk ka dhënë tekste por pare, a iu ka njoftu ministria se ju se keni më obligim për ruajtjen e teksteve”, ka thënë Veliu.

Gega, tha se nuk kanë pas ndryshim të rregullativës, disa shkolla kanë pas numër të ndryshëm të nxënësve, ndërsa shtoi se takimi me ministren ka ndodhu me 29 gusht, para fillimit të vitit shkollor.

Deputeti Armend Muja, pyeti se cila ka qenë metoda e shpërndarjes së teksteve.

Gega tha se përpos kopjes elektronike kanë pas edhe fizike, pastaj shtëpitë botuese kanë zjgjedh sipas kërkesës së nxënësve.

Deputeti Armend Muja, ka cituar disa gjetje të ZKA-së, me ç’rast thuhet se është dëmtuar buxheti i shtetit.

“Janë 75 mijë tekste shkollore mbi 100 mijë euro të pa shpërndara për tri vite, nuk është zbatuar udhëzimi administrativ për rikthimin e librave, është bërë 250 mijë euro humbje dëmtim i buxhetit të shtetit”, ka thënë Muja.

“MAShT-i, nuk ka kërkuar informatë së sa tekste i kemi për vitet paraprake, vetëm se ka kërkuar numrin e nxënësve vetëm për furnizim me libra”, ka thënë Gega.

Të ngjashme