Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Vushtrri, Albanez Tahiraj, ka akuzuar kandidatin e LDK-së për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahirin se me llogari të rreme po shtojnë klikime nëpër sondazhe, raporton Ekonomia Online.
Ai ka publikuar dy fotografi, ku shihen llogari të rreme duke votuar për Tahirin, ndërsa në tjetrën me profil zyrtar.
“Foto e parë: Aty ku “miqtë” nga Kina e India bëhen vushtrrias për një ditë! Foto e dytë: Votat e qytetarëve të vërtetë të Vushtrrisë – ata që e njohin realitetin, e shohin ndryshimin dhe e vlerësojnë punën e bërë për qytetin e tyre”, ka shkruar ai.