Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Thaçi thotë se i gjithë Shërbimi Korrektues do të ishte i lumtur nëse do t’i jepej epilog përfundimtar rastit të Astrit Deharit.
Ai ka lutur organet që të punojnë sa më shpejtë për zbardhjen e një rasti të tillë.
“Me shumë gëzim e kisha prit zbardhjen e atij rasti. Nuk dua të komentoj për shkak të hetimeve. Por i kisha lutur organet që sa më shpejtë të vijnë në një përfundim. Në do të ishim të lumtur të kemi një epilog të këtij rasti”, ka thënë ai.
Thaçi gjithashtu ka thënë se në respekt të familjes Dehari dhe ndjeshmërisë së rastit muajin e kaluar nuk kanë organizuar ndonjë aktivitet të theksuar me rastin e 20 vjetorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.