Drejtori i DASH për Europën i kërkon Shqipërisë reformë zgjedhore sa më parë

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Drejtori për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit David Kostelancik, shprehu sot në Tiranë mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi dhe integrimin europian të vendit tonë. Gjatë takimit me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi, zyrtari i lartë amerikan theksoi se Institucionet e reja të sistemit do t’u shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të kuvendit, Ruçi dhe Kostelancik ndanë të njëjtin qëndrim se qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkë për shëndetin e demokracisë në Shqipëri dhe prestigjin e vendit tonë në OSBE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. /ABC News

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme