Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) ka mbajtur takimin përmbyllës për këtë vit, raporton Ekonomia Online. Drejtori i IML-së, Ditor Haliti, tha se ky vit qenë i vështirë për këtë institucion, por falë bashkëpunimin ia kanë dal që t’i arrijnë objektivat.
Përderisa Blerim Sallahu zv.ministër i Drejtësisë, tha se prioritet në vitin tjetër është të fillojnë me ndërmarrjen e masave të caktuar për akreditimin e IML-së. Madje tha se po punohet që të rritet besueshmëria ndaj IML-së te qytetarët.
Ai foli edhe për dy zjarret që janë shkaktuar në këtë institucion, për çka tha se do të angazhohet një kompani për sanimin e dëmeve.
“Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar dhe angazhuar në rritje cilësish brenda këtij Instituti. Jemi të angazhuar që së bashku më drejtorin shumë shpejt të fillojmë me ndërmarrjen e masave të caktuar të akreditimit të IML të jetë prioritet për vitin e ardhshëm”.
“Ne si ministri jemi të fokusuar që rritja e besimit të IML të ngritet, ngase pothuajse ka rënë për këtë arsyeje bashkë me drejtorin jemi duke organizuar modele të ndryshme që besueshmërinë ta rrisim te publiku”.
“E dimë këtë vit jemi përballur me dy zjarre, po bashkë me drejtorin do të gjejmë kompani të caktuara për të bërë sanimin e këtij dëmi që ka qenë i madh për IML duhet të punojmë pa dallim sa më shumë”.