Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci tha se është joprofesionale që drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Defrim Gashi, që në fazën përfundimtare të ndryshimeve në Ligjin për këtë institucion të sjellë ndryshime.
“Për mua është jo profesionale që në fazën e fundit vjen ti si drejtor dhe sjellë ndryshime, pse duhet me na pru ndryshime kur jemi ne përfundim të Ligjit”.
Gashi duke iu përgjigjur Nagavcit tha se nuk ka ardhur me vetdëshirë, por me ftesë të komisionit Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, raporton Ekonomia Online.
Ai ka theksuar se nëse drejtori i inspektoratit nuk është prezent në trajtimin e lëndës së Inspektorit të Arsimit, atëherë sipas tij, nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga drejtori.
“Arberie nuk kam ardhur me dëshirë, kam qenë i ftuar nga komisioni. Kjo qe e keni pa ju është me qite prej funksionit drejtorin e përgjithshëm. Nëse lëndën e inspektorit të arsimit e trajton një komision që është më se paku profesional dhe nuk i epet mundësia të jetë prezent drejtori, atëherë s’mund të kërkohet përgjegjësi nga drejtori”.
Nagavci shtoi se duhet të ekzistojë një komision i cili do t’i shqyrtonte në shkallë të dytë ankesat e mësimdhënësve.
“Nëse flasim që mësimdhënësit që janë të pakënaqur ne një vendim të inspektorëve. Duhet me ekzistuar një komision që i shqyrton ankesat në shkalë të dytë”.
Deputeti Nezir Çoçaj nga PDK, tha se nuk kanë nevojë për komisionin për ankesa, me gjithse ekziston, i cili sipas tij nuk mund të bëjë vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, raporton EO.
“Komisioni për ankesa e bën sekretariati i përgjithshëm e jo nga një shërbyes civil. Kurse Paneli i arte ka të bëjë kryekëput me punën e inspektorëve në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, s’ka të bëjë me ministri”.
“Komisioni për ankesa s’mund të bëjë vlerësim të performancës. Nuk kemi nevojë me fut komisionin, kemi nevojë vetëm për panelin e artë që do të bëjë vlerësimin e performancës. Komisioni për ankesa ekziston”.