Drejtori i ri i KEK-ut, Njazi Thaqi ka vizituar nga afër punën që po bëhet në termocentralin “Kosova B”.
Thaqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se po punohet me shumë vullnet dhe në nivel të lartë të përgjegjësisë.
Ai ka garantuar se po punohet me te gjitha kapacitet për të qenë të gatshëm për sezonin e dimrit.
Postimi i poltë i Thaqit në Facebook:
Kënaqësi kur sheh kaq shumë punëtorë duke punuar me shumë vullnet dhe në nivel të lartë të përgjegjësisë.
Kjo atmosferë e punës është gjithmonë në Termocentralin “Kosova B”. Nga hyrja e në të gjitha repartet, deri në dhomën e monitorimeve i gjithë stafi në krye të detyrave dhe përgjegjësive.
Natyrisht, për këtë frymë të mirë të punës dhe rezultatet e arritura, janë të gjithë punëtorët, menaxhmenti dhe Luigj Imeri, Drejtori i TC “Kosova B”.
Remontet janë gati, siç është paraparë do të përfundohen me datën 15.11.2018 dhe do të jenë të gatshme për prodhim gjatë sezonës së dimrit.
Respekt për të gjithë punëtorët e KEK-ut. Do jemi bashkë dhe krenar për të shënuar rezultatet edhe me të mëdha. KEK-u është fuqia me e madhe ekonomike e sociale në Republikën e Kosovës.