Drejtori i Neurokirurgjisë ftohet nga homologu i tij në Lubljanë, synon bashkëpunimin ndërmjet dy Klinikave

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK, Besnik Elshani është ftuar në takim nga drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë në Lubjanë, Roman Bosnjak.

Arsye e vizitës sipas Elshanit është bashkëpunimi ndërmjet dy Klinikave dhe eksperiencës ardhmërie për gjeneratat e reja në edukim të vazhdueshëm.

“Me ftesë të Prof. Dr. Roman Bosnjak. Drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë në Lubljanë, pranë Qendrës Klinike Universitare të Lubjanës. Bashkëpunim profesional në mes dy Klinikave dhe eksperiencë ardhmërie për gjeneratat e reja në edukim të vazhdueshëm”, ka shkruar Elshani në Facebook.

Të ngjashme