“Bota është përulur nga ky virus shumë i vogël”, tha drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para Asamblesë së 73-të të Shëndetit, këtë të hënë.
“Nëse ky virus na mëson diçka, është përulësia”, shtoi ai, shkruan CNN.
“Gjashtë muaj më parë, do të ishte e pakonceptueshme për shumicën se qytetet më të mëdha në botë mund të pësonin rënie,” shtoi Tedros. “Që dyqanet, restorantet, shkollat dhe vendet e punës do të mbyllen. Thjesht shtrëngimi i duarve mund të jetë kërcënuese për jetën.”
Ai u bëri thirrje zyrtarëve që të trajtojnë këtë virus me respektin dhe vëmendjen që meriton