Drejtori i Onkologjisë jep dorëheqje një muaj pas marrjes së detyrës

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Një muaj pas zgjedhjes, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ofruar dorëheqjen, ka mësuar KOHA.

Ardian Millaku e ka marrë detyrën si drejtor në këtë klinikë në fund të prillit të këtij viti.

Ai ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë për arsye personale.

“Dua të merrem më shumë me pacientë, jo me gjëra administrative. Dua t’i përkushtohem pjesës profesionale-klinike”, ka thënë ai.

Mirëpo, dorëheqja e dorëzuar të enjten, ende nuk është aprovuar nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Në prill, gjashtë klinika të QKUK-së ishin bërë me drejtorë të rinj.

Të ngjashme