Drejtori i Onkologjisë jep dorëheqje një muaj pasi u emërua

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Ardian Millaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të klinikës së Onkologjisë në në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në një përgjigje për Tëvë 1, Millaku ka bërë të ditur se dorëheqja është për arsye personale familjare. Ai ka theksuar se kjo kërkesë nuk i është pranuar ende.

“E kam paraqitur dorëheqjen por ende s’më është aprovuar. Thjesht për arsye personale familjare. Duhet t’i përkushtohem profesionit dhe familjes. S’ka asgjë të bëj me ndonjë presion apo ndonjë gjë tjetër”, ka thënë ai.

Millaku e ka marrë detyrën si drejtor në këtë klinikë në fund të prillit të këtij viti.

Në prill, gjashtë klinika të QKUK-së ishin bërë me drejtorë të rinj.

Të ngjashme