Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, ka mbajtur një takim me drejtorët e të gjitha drejtorive rajonale të ATK-së, ku u diskutuan sfidat dhe përparësitë institucionale.
Në këtë takim, z. Hyseni theksoi rëndësinë e edukimit tatimor dhe përkushtimin për të ndihmuar tatimpaguesit në përmbushjen e detyrimeve ligjore, duke e vendosur shërbimin ndaj qytetarëve në qendër të veprimtarisë së ATK-së.
Takimi synon forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një administrate tatimore më efikase dhe të unifikuar.