Ditëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë është njoftuar vazhdimisht për rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19, në Kosovë.
MSh gjithashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve gjatë gjithë kohës për tu vaksinuar duke e parë vaksinën si të vetmen mënyrë për ta parandalimin e përhapjes së këtë sëmundje. E si duket kësaj thirrje ju kanë përgjigjur edhe qytetarët.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët dëshirojnë të vaksinohen. Gashi tha që ka interesim të madh për tu vaksinuar me dozën përforcuese, shkruan Telegrafi.
“Po është rritur numri i qytetareve për tu vaksinuar kundër COVID- 19, shumica e tyre janë me dozat e treta më pak të dyta e edhe më pak me dozat e para. Nga të gjitha moshat pa dallim, nuk është bërë ndonjë hulumtim në lidhje me këtë”, tha ai.