Drejtori i Shëndetësisë: Në Prizren nuk ka të prekur me Coronavirus

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin korona në këtë komunë, raporton Gazeta Express.

Shehu ka shkruar në Facebook se edhe rasti që paraprakisht është bërë publik në media, bëhet fjalë një person që është identifikuar në aeroportin “Adem Jashari” e që nuk ka pasur asnjë kontakt me dikë nga kjo komunë, pasi që është dërguar drejtë për në QKUK.

Pak më parë është janë konfirmuar edhe dy raste të reja të prekura me virusin korona. Të  infektuarit janë dy të fejuar që kanë ardhur nga Londra sot. Njëri është nga Prizreni, e tjetri nga Obiliqi. Të dy janë të moshës 26-vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme