Jep dorëheqje drejtori i Boeing

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Boeing, Dennis Muilenburg, është larguar pas një viti të tronditur për kompaninë, e cila ka pësuar goditje të shumta.

Kujtojmë, kompania ka pasur një sërë problemesh me avionët 173 Max dhe anijen kozmike Starliner.

David Calhoun do të marrë përsipër detyrën e drejtorit të Boeing më 13 janar 2020, raporton CNN.

Ai ka qenë drejtor që nga viti 2015.

Boeing njoftoi se bordi i drejtorëve ka vendosur të ndryshojë udhëheqjen e nevojshme për të rikthyer besimin në kompani, e cila kërkon të rregullojë marrëdhëniet me rregullatorët, klientët dhe aksionarët e tjerë.

Muilenburg u bë drejtor i Boeing në korrik 2015.

Boeing 737 Max, i cili supozohej të ishte avioni kryesor tregtar i asaj kompanie, u largua nga furnizimi pas dy përplasjeve fatale.

Për më tepër, anija kozmike, e cila duhej të drejtonte astronautët e NASA-s në stacionin ndërkombëtar hapësinor, pati defekt në fluturimin e parë hapësinor.Telegrafi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme