Drejtori për Siguri dhe Emergjenca jep detaje për intervenimin në objektin përballë Komunës

| 08 Maj 2023 | 12:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, për Ekonomia Online ka dhënë detaje për intervenimin e Zjarrfikësve dhe Policisë në një objekt përballë Komunës së Prishtinës.

Ai ka thënë se mëngjesin e së hënës kanë marrë kërkesë nga Zyra e Bashkimit Evropian se kanë filluar të bie copëza të fasadë që mund të jenë rrezik për qytetarët.

Fushica ka pohuar se menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar duke eliminuar rrezikun.

“Ne në mëngjes e kemi marrë një kërkesë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht Shtëpia e Evropës që është e vendosur në këtë ndërtesë, kanë filluar të bien copëza të fasadës dhe si e tillë e kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe në këtë mënyrë brenda një ore kemi intervenuar me ekipet e Zjarrfikësve”.

“Jemi duke e eliminuar rrezikun dhe t’u dalim në ndihmë qytetarëve si zakonisht”, u shpreh ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme