Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dërmaku, është emëruar drejtor Bordi i “Infrakos”, ky emërim vjen nga miku i tij i studimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Gazeta Metro raporton se Artan Dërmaku, përveç punës së re që ka tani, ai mban edhe 5 pozita të tjera të punës si profesor.
Nga viti 2007, Arta Dërmaku është i punësuar në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Teknik si asistent profesor i rregullt.
Nga viti 2013, anëtari i VV-së është punësuar në Universitetin e Gjilanit, edhe këtu si profesor i rregullt.
Nga vitit 2014, Dërmaku është punësuar në Universitetin e Prizrenit, konkretisht në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike si profesor i rregullt.
Artan Dërmaku ligjëron edhe në Kolegjet private, ai mban dy pozita si profesor, njërën në Kolegjin AAB e tjetrën në Kolegjin Iliria.
Kujtojmë se Arton Dërmaku nga kryeministri në detyrë quhet si ‘mik i studimeve’, ai e ka emëruar atë në Bordin e ‘Infrakosit’ për ta çkapur korrupsionin.