Ndonëse menaxhimi me dy ndërtesat kolektive të banimit social, të cilat gjenden në lagjen e “Kumanovës” është në kompetencë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ajo ka kërkuar që këtë përgjegjësi ta marrë Zyra për banim e Drejtorisë për Shërbime Publike.
Nexhat Hajrullahu, drejtor i Shëndetësisë, thotë se kjo drejtori duhet të merret vetëm me evidencimin e familjeve, të cilat kërkojnë strehim dhe zgjidhjen e problemit, kurse me menaxhimin të merret një sektor tjetër komunal, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, zyra e banimit e cila është në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike duhet të riorganizohet në mënyrë që të bëhet delegimi i kompetencave ngase, sipas tij, ata po e kanë të vështirë që të merren me këtë lloj menaxhimi.