Këshilli Veri Atlantik do të qëndrojë sot në Kosovë për t’u njohur me zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në vend.
Delegacioni i drejtuar nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoller, do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Giovani Fungo dhe autoritetet e larta të Kosovës, përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.
Këshilli Veri Atlantik është organi kryesor vendimmarrës në NATO, i përbërë nga përfaqësues të 29 vendeve anëtare nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Në këtë vizitë pritet të marrin pjesë përfaqësues të këtij këshilli si dhe të vendeve kontribuuese në KFOR që nuk janë anëtare të NATO-s.
Aktualisht NATO mban një prani ushtarake në Kosovë prej rreth 5 mijë trupash.
Në fund të vizitës, Rottemoller dhe Fungo do të dalin në një konferencë për shtyp.