Drejtuesi i Komitetit të Vetëvendosjes zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut – shkelet ligji për Ndërmarrjet Publike

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç kishte raportuar Gazeta Insajderi, Nagip Krasniqi, është emëruar kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut njoftoi se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Korporatën Energjetike të Kosovës është përzgjedhur kandidati më i suksesshëm, Nagip Krasniqi.

“Gjatë javës se kaluar janë zhvilluar procedurat e intervistimit për të gjithë kandidatët potencialë të cilët i kishin përmbushur kriteret e parapara në shpalljen publike dhe Nagip Krasniqi ka marrë vlerësimin më të lartë si nga Bordi ashtu edhe nga Partneri zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike”, njoftoi KEK-u.

Raportimet e më hershme e nxjerrin një të kaluar kontraverse dhe nën hetime të Nagip Krasniqit, por a paraqet shkelje të ligjit vet emërimi i tij, duke u bazuar në raste të njejta të personave të ekspozuar politikisht?

Emërimi i tij në postin e kryeshefit ekzekutiv në një ndërmarrje publike paraqët shkelje të Ligjit për Ndërmarrje Publike pasi që ai ka qenë drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje.

Nagim Krasniqi si drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjes Vetëvendosje
Sipas ligjit për Ndërmarrje Publike, Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjeve publike të Kosovës duhet të jetë i pavarur.

“Në Ligjin për Ndërmarrjet Publike definohet qartë se një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse “është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, potencohet në opinionin ligjor, përcjell Gazeta Insajderi.

Ky interpretim ishte kërkuar për të qartësuar kandidaturën e Blerand Stavilecit, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Pra, asnjë person që në 36 muajt e fundit ka pasur poste politike në institucione apo në parti politike nuk mund të zgjedhet në krye të menaxhmentit të një ndërmarrje publike.

Nagip Krasniqi më parë kishte kandiduar në Ndërmarrjen Publike “Termokos”.

Emri i Nagip Krasniqit është përmendur shumë vite më parë si njëri nga personat që ishte cak i hetimit nga Njësia e Krimeve Ekonomike, gjithashtu duke qenë pjesë e KEK’ut.

Të ngjashme