Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e auditimit për Kompaninë për Menaxhimin e Deponive, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i Komisionit Enver Haliti, tha se në përgjithësi raporti është në përputhje me rregullat, përveç disa parregullsive në procedurat e prokurimit dhe rekrutim.
“Sipas kësaj zyre opinioni është i kualifikuar. Pasqyrat financiare për 2019 prezantojnë një pamje të drejtë të kompanisë”.
“Performanca është në përputhje me rregullat. Mungesë e trajnimit të pasurive jofuksionlae. Parregullsi në prokurim e mangësi në procedura për rekrutim”.
Deputeti i PDK-së Sejdi Hoxha, tha se të gjitha aspektet financiare janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Të gjitha aspektet financiare janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjetjet sa i përket kontabiliteti është që në raportin e inventarizimit vërehen disa pasuri jofuksionale. Është edhe një e gjetur rreth testimit të proceduarve të prokurimit”.
“Auditori ka gjetur se katër pozita të rekrutimit janë shpallur pa autorizim zyrtar nga shefi ekzekutiv, dhënie e avancit të punëtorëve pa rregullore të brendshme ku janë 3570 euro avanc me kërkesën e punëtorëve. Keqklasifimim i shpenzimeve. 8 nga 11 rekomandimet janë impelemtuar”.
Kryesuesi i bordit të kompanisë për menaxhimin e Deponive, Mentor Hoxhaj, tha se kanë nxjerr rregulloren pas vërejtjeve të auditorit.
“Sa i përket rekomandimet të parë është në zbatim e sipër. Kurse rekomandimi i dytë është zbatuar. Ne kemi folur edhe me ministrin sa i përket vlerësimit të pasurisë. Kurse sa i përket rekomandimit të prokurimit është i zbatueshëm. Sa i përket avanseve ne e kemi nxjerr tash rregulloren pas vërejtjes nga Auditori”.
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë për menaxhimin e Deponive, Avdullah Haxhiu, tha se edhe pse kanë trashëguar 960 mijë euro borxhe, sërish kanë dal të jenë kompani e suksesshme, raporton EO.
“Me 960 mijë euro borxh të trashëguar ne kemi ardhur gjatë rrugëtimit me një kompani të suksesshme. Sa i përket procedurave të rekrutimit nuk ka ndodhë dhe s’do të ndodhë pa pas të planifikuar në buxhet”.
“Jam emocional sepse jam i bindur se Zyra Kombëtare e Auditorit jo me më bë 70 për qind të të gjeturave por 100 për qind, ulja e opinionit është bërë për shkak të gabimeve teknike”.
“Jemi të pakënaqur më raportin e Auditorit. Do përpiqemi që këto të gjetura minimale mos të figurojnë në kompaninë tonë”.
Përderisa komisioni nuk ka shqyrtuar raportin e kompanisë Stacioni i Autobusëve, pas i u tha se zyrtarët e tyre janë me Covid-19.