Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministrat Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralë, oficerë dhe zyrtarë të lartë të MFSK-së dhe FSK-së, për nderë të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit Kombëtar, Ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljes publike të UÇK-së, vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz.
Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së, mbi varrin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, vendosen kurora me lule të freskëta, bënë homazhe dhe nderuan sakrificën e lavdishme të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së vizituan edhe Familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari dhe familjarë të tjerë.