Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Drenas, për dhunë fizike ndaj djalit të tij.
Sipas njoftimit të policisë i arrestuari fillimisht e kishte lajmëruar si të zhdukur djalin e tij, dhe pas disa orëve së bashku me djalin kishte shkuar në stacionin policorë për t’i njoftuar se djali është kthyer në shtëpi.
Policia gjatë intervsitimit ka kuptuar se djali ishte larguar për shkak të keqtrajtimit, ku më pas është arrestuar babai i tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por rreth orës 12:05 në stacion është paraqitur i dyshuari se bashku me djalin e tij për ta lajmëruar që djali ishte kthyer. Gjatë intervistës ishte kuptuar se djali ishte larguar për t’i ik keqtrajtimit nga prindi i tij, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmija i mitur dërgohet në strehimore”, thuhet në njoftim