Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 8 pika për rend dite, në mesin e tyre edhe Plani i Veprimit për Përmbushje të Transparencës 2019-2023.
Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues të KDI-së.
Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve;
Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i mbledhjes së rregullt të datës 31.01.2019 ka kaluar pa diskutime.
Pika e dytë e propozim vendimit për formimin e komisionit për përgatitjen e Rregullores për organizimin e punës në institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit ka kaluar me këtë përbërje;
Laura Vrellaku, Hazir Elshani dhe Mehdi Kurrumeli nga ekzekutivi, Arta Xhylani dhe Nexhmedin Bala nga legjislativi dhe Arben Nika nga shoqëria civile.
Pika e tretë e propozim vendimit për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba ka kaluar me këtë përbërje;
Shehrije Mustafa, Hamdi Krasniqi dhe Ruzhdi Lestrani nga ekzekutivi, Hamit Kastrati, Petrit Sinani dhe Burim Bujupi nga legjislativi dhe Visar Gashi nga shoqëria civile.
Pika e katër e propozim vendimit për formimin e komisionit për çështje të banimit të përkohshëm social ka kaluar me këtë përbërje;
Lumturije Kiçina, Besart Bajrami dhe Jeton Prokshi nga ekzekutivi, Naim Gjeli, Elmi Shala dhe çeqir Kiqina dhe Jetmira Morina nga shoqëria civile.
Në pikën e pestë, është diskutuar raporti i punës Janar-Dhjetor 2018 i Kryetarit të Komunës, ku kryetari para anëtarëve të Kuvendit ka raportuar për punën një vjeçare.
Pika e gjashtë e propozim vendimit për Planin e Veprimit për Përmbushje të Transparencës 2019-2023 ka kaluar.
Pika e shtatë e propozim vendimit për ndryshimin e emrit të projektit për shpenzime kapitale ka kaluar po ashtu.
Në pikën e tetë, të ndryshme, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës janë diskutuar disa çështje ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit si dhe janë dhënë rekomandimet për pikat e rendit të ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit.