Komuna e Drenasit dhe GIZ-i nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.
Kryetari Ramiz Lladrovci ka prezantuar punët dhe projektet që do të kryhen gjatë mandatit të tij për të mirën e qytetarëve dhe ka kërkuar që gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale, prona që është në komasacion të trajtohet sipas ligjeve aktuale që janë në fuqi, thuhet në njoftimin e komunës.
Përfaqësuesi i GIZ-it, Shkelqim Daci ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar dhe ka shtuar se realizimi i këtij projekti ka një rendësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Drenasit. Ne këtë takim janë prezantuar edhe ekipa që do të punoj në fazat e realizimit të PZHK-së.
Ndryshe, Komuna e Drenasit ditë me parë ka përfunduar takimet e para me qytetar në 10 zona të bashkësive lokale për të prezantuar dhe diskutuar Planin Zhvillimor Komunal si dhe Hartat Zonale Komunale, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Ekonomia Online.