Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e komunës së Drenasit se, gjatë ditës së sotme 3 shkurt 2020, mund të hasin në mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Mungesa e furnizimit me ujë do zgjasë disa orë. Arsyet janë të natyrës teknike, testim i ujëmatësit digjital në gypin kryesorë të furnizimit me ujë për këtë komunë.
Ne ofrojmë shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Drenasit, qytetin dhe disa zona përreth. Në Drenas u ofrohen shërbime 5156 konsumatorëve.