Të gjithë vizitorëve që vizitojnë Drenasin, ne ju dëshirojmë mirëseardhje, në veçanti atyre me qasje dhe frymë opozitare. Qasja opozitare na bën të punojmë më shumë.
Zakonisht, kontributi i disa vizitorëve për Drenasin, ka mbaruar me të publikuar fotot në fb.
Në Drenas, para luftës i kemi pasur vetëm binaret e trenit. Megjithatë, nuk i japim mend askujt- tash punojmë, me ligj.
Cilido që viziton Drenasin, për sport apo për propagandë, duhet ta di se PDK është parti e konsoliduar. Drenasi është bastion i PDK-së, me shumicë të Asamblesë dhe me shtrirje gjithëpërfshirëse në tërë komunën, me Grupin unik parlamentar të PDK-së.
Deri tash, 5 deputetë nga partitë tjera, kanë aderuar në PDK. Vetëm e vetëm, falë punës që kemi bërë, me ligj. Ne, kemi unitet, por kemi parasysh llogaridhënien dhe transparencën.
Ne bëjmë për familjet e dëshmorëve, ne i lartësojmë dëshmorët, me vepra. Nuk i bëjmë ata të turpërohen me veprat tona. Cilido që ndjen për obligim ndaj tyre, nëse i ka mundësitë jo vetëm për shtatore, mund të bëj edhe vepra tjera të mira.
Por, duhet të tregohet përkushtim kur unë i kërkoj 23 milion euro për të përmbyllur kanalizimet dhe ruajmë lumin Drenica nga ndotja. Ujin e pijes për komunën tonë do ta rregullojmë, edhe me projektin e Vërbocit. Do të ndërtojmë stadiumin nacional, së shpejti. Rruga me katër korsi po finalizohet. Po presim ende investime tjera nga Ferronikeli, sepse jemi mikpritës dhe i qëndrojmë krah investitorëve.
Ne nuk e kërkojmë problemin ku nuk është.
Deri tash, zotimet e kryetarit Veseli janë realizuar, presim të realizohen edhe disa tjera që brenda dy vjetëve të ardhme, të përmbyllim infrastrukturën si dhe qendrën e re të biznesit, për hapjen e vendeve të reja të punës.
Por, në Drenas, nuk lejojmë ndërtime pa leje, zhvatje të parasë publike, uzurpim apo nepotizëm.
Këtyre dukurive ju kemi thënë stop, moti.
Punoj me ligj, në pajtim me detyrat dhe obligimet ligjore dhe zotimin para qytetarëve.
Facebook-un e përdori edhe për komunikim, nuk e kam profesion rrjetin social. Por, fort angazhohem për përparimin social.
Për dy vjetët e shkuara, po, kemi bërë përtej mundësive, por edhe punojmë ma mirë se sa flasim.
Na pret punë e madhe në vitin 2019, andaj pres me padurim, ta vëreni ndryshimin. Jam zotuar!
Në Drenas, dihet, unë jam kryetari, Ramiz Lladrovci!