Komuna e Drenasit ka publikuar në ueb faqen e zyrtare të saj të gjitha kontratat e lidhura me Operatorët Ekonomik deri më tani dhe ky veprim sipas kësaj komunë është rritje e transparencës dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve, transmeton Ekonomia Online.
Kontratat e publikuara janë për mallra dhe shërbime, të projekteve kapitale dhe do të vazhdojë ne publikimin e tyre ne vazhdimësi për të gjitha kontratat qe do të lidhën gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim për të qenë sa më transparent në lidhje me shfrytëzimin e parasë publike.
“Komuna po ashtu vazhdon të publikojë të gjitha dokumentet që janë publike në ueb faqen zyrtare si; planet e prokurimit për vitin 2018, njoftimet për kontratë, njoftimet për dhënien e kontratës, njoftimet, njoftimet për nënshkrimin e kontratës, njoftimet për anulim dhe njoftimet për informatat shtesë”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në këtë link mund të gjeni dokumentet e lartshënuara; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/prokurimi/
Komunat që deri më tani kanë publikuar kontratat janë: Istogu, Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Peja, Vushtrria.