Drenasi lanson platformën online për projektet e investimeve kapitale

Drenas | 13 Pri 2017 | 16:38 | Nga

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën INDEP, mbajti sot takim me qytetarët e kësaj komune, ku u diskutua për platformën e Institutit INVESTOMETRI dhe investimet kapitale në këtë komunë.

Në praninë e shumë qytetarëve, përfshirë kryetarët e fshatrave të Drenasit, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarët komunalë dhe përfaqësues të OJQ-ve lokale, ky diskutim u drejtua nga kryetari i kësaj komunë, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e INDEP.

Kryetari Lladrovci e përshëndeti dhe mirëpriti platformën INVESTOMETRI, përmes së cilës sigurohet përfshirja e qytetarëve në procesin e mbikëqyrjes, llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve vendimmarrëse sa i përket investimeve kapitale. Platforma u mirëprit edhe nga të pranishmit e tjerë në diskutim.

INVESTOMETRI u vlerësua si një mekanizëm shtesë në mbikëqyrjen e investimeve kapitale, që do t’i shërbejë komunës në njërën anë dhe operatorëve në anën tjetër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme