Drenasi paralajmëron ndëshkime për posedues të pronave të paregjistruara

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, për regjistrimin dhe inspektimin e pronës së paluajtshme, zyra e Kryetarit dhe Drejtoria për buxhet dhe Financa e Komunës së Drenasit njofton të gjitha Kompanitë Ndërtimore dhe pronarët e objekteve kolektive, në Komunën e Drenasit që të sjellin kontratat e njësive banesore dhe lokaleve afariste, të cilat nuk janë të regjistruara në Zyrën e Tatimit në Pronë, në komunën e Drenasit.

Sipas Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, për çdo posedues të pronës i cili nuk e bënë kërkesën për regjistrim të pronës , në Zyrën e Tatimit në Pronë, në bazë të dispozitave ligjore të cilat kanë hyrë në fuqi me datë 01.10.2018, do të pasojnë masat ndëshkuese- gjobat në shumë prej 30% të tatimit të vlerësuar në vitin pasues.

Prandaj, i njofton të gjithë poseduesit e pronave të paluajtshme si;

–         Kompanitë ndërtimore

–         Kompanitë prodhuese

–         Kompanitë tregtare dhe

–         Të gjithë poseduesit tjerë të pronave të paluajtshme

që të sjellin dokumentacionin dhe informatat lidhur me pronat të cilat i posedojnë, në Zyrën e Tatimit në Pronë në komunën e Drenasit.

Të ngjashme