Komuna e Drenasit do të fillojë dezinfektimin e banesave kolektive nga duke filluar nga sot e martë, nga ora 22:00. Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos bëjnë lëvizje gjatë kësaj kohe.
Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit
Njoftojmë banorët e qytetit të Drenasit, ata të cilët jetojnë në banesa kolektive, se sonte (24.03.2020) duke filluar nga ora 22:00 do të bëhet dezinfektimi i hyrjeve të objekteve nga kompania e pastrimit “Olti Group” në Drenas.
Komuna e Drenasit, falënderon kompaninë e pastrimit “Olti Group” e cila në mënyrë vullnetare ka shpreh gatishmërinë të bëjë dezinfektimin e objekteve banesore në Drenas.
Dezinfektimi do të bëhet edhe në objektin e Komunës si dhe objektin e shërbimit të zjarrfikësve në Drenas.
Lusim të gjithë qytetarët e banesave kolektive të banimit në Drenas, që gjatë kësaj ore (22:00) të qëndrojnë brenda dhe të mos bëjnë lëvizje.