Drenica është krahina më shqiptare e Kosovës

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 20:09 | Nga Sali Rexhaj

Drenica,
është krahina më shqiptare e Kosovës. Njejte si Rugova. Aty si edhe ne Rugove flitet vetem shqip e kjo na ka kushtuar shtrenjet nga pushtuesit e pushtetaret e imponuar me dhune.

Si fëmi e di se për këta banorë flitej me përbuzje, kjo behej me qellim nga Partia Komuniste e cila këtë regjion e kishte dënuar pas Luftës së Dytë Botërore. Sidomos pas kryengritjes në Drenicë kundër komunistave serbë e malazezë dhe gjenocidit qe u ushtrua atje.

Me vone pasi nuk ishte e lejuar qe te shkruhej, përmes folklorit dhe nga tregimet mësuam se aty ishte qendra e luftëtarëve për liri. Duke filluar nga Kamer Loshi, Ahmet Delia e Azem e Shote Galica, deri te Shaban Polluzha e pastaj bashkëkohësit tanë si Tahir Meha e me vone Adem e Hamez Jashari po edhe dhjetëra luftëtarë e komandant te UÇK-së, me çka vërtetohet se ky rajon është emblematik.

Mua me ka rene qe te kam miq shume te mire gjate jetes sime, si nxenes e student po edhe si veprimtar gjate kohes se rezistences ne vitet 90 te shekullit te kaluar e deri ne liri.

Mik te mire e kam pase Hamez Jasharin e Hashim Thaqin, po edhe dhjetra te tjere. Sot pa ta nuk e paramendoj jeten time.

I kam kritikuar si rralle kush tjeter per gjera te cilat nuk me kan pelqyer, edhe vet Hashimin sa ishte kryeminister e president. Askush kurre nuk me ka fyer nga njerezit e PDK-es ne Skenderaj e Drenas. Perkundrazi me kan prite ne takime ne Prishtine e Skenderaj dhe nuk me kan leshuar kurre pa kafe e dreke apo darke.

Prandaj me drenicak duhet te jete njeriu i kujdeseshem, ata jane kategori e rende e kombit tone e duhet te respektohen ashtu siq e kan mentalitetin e tyre.

Nuk ka kuptim që një i ardhur në Kosovë, i cili nuk e njeh mentalitetin e kulturën tonë të shesë trimëri e mend atje, siç beri Kurti dje, por dhe ne dekadën e kaluar.

Ne Drenice te shkohet me polici nuk ka nevoje as nuk duhet ti shkoj mendja askujte. Nese nuk te duan, trus e rri ne shtepi.

Te gjithe e dime raportin qe e kishte Ibrahim Rugova me Drenicen pas luftes, dhe menyren qe e zgjodhi ai per ta tejkaluar. Rugova e respektoj vullnetin e tyre, po edhe drenicaket i shkuan te varri dhe ky mospajtim i nxitur pa arsye eshte harruar.

P. S.

Nuk thuhet sot kot, se po te mos ishin Drenica e Rugova, kurre shtet nuk do te behej Kosova.
✌️🇽🇰👍

Të ngjashme