Qendërmbrojtësi Eglantin Gjoni dhe mesfushori Donald Rapo, janë përforcimet më të reja te Drenica. Skuadra nga Skenderaj, të enjten ka prezantuar futbollistët, të cilët do të jenë pjesë e Drenicës deri në fund të këtij edicioni.
Në fakt, Gjoni që stinorin vjeshtor ishte pjesë e Llapit, ka mundësinë e vazhdimit të kontratës edhe për një vit me Drenicën. Ndërkohë, Rapo së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga Shqipëria, Laçi.
Në njoftimin në “Facebook”, Drenica ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të prezantojë edhe përforcime tjera për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll që do të nis muajin tjetër. Para Gjonit e Rapos, Drenica që ka nisur përgatitjet të mërkurën, është përforcuar edhe me Behar Ramadanin e Vllaznisë së Shkodrës.