Drenica po tregohet shumë aktive në këtë afat kalimtar. Ekipi drenicas para pak minutave zyrtarizoi edhe transferimin e radhës, që vjen nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për Dionis Çikanin, 21-vjeçar që luan në pozitën e sulmuesit anësor. Ai te skuadra e Drenicës vjen në formë huazimi.
Sulmuesi nga Shqipëria, më herët ka bërë karrierë edhe te Tirana dhe Besa e Kavajës.
Çikani është përforcimi i shtatë në skuadrën e Drenicës, kurse po vazhdojnë të premtojnë transfere të reja.
Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, Drenica gjendet në vendin e parafundit me 19 pikë.