Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, por përkundër kësaj qytetarët kanë filluar të ndërmarrin masa në rast se do t’iu duhet të izolohen nëpër shtëpi.
Blerje të shumta të produkteve ushqimore dhe atyre higjienike po bëhet anembanë vendit.
Por qytetarët më së shumti janë të interesuar të blejnë miell, ku në disa qytete e fshatra kanë vërshuar tek fabrikat e miellit.
Pasi që radhë të gjata u krijuar sot në Podujevë në një nga fabrikat e miellit, njëjtë ka ndodhur edhe në fshatin Komoran të Drenasit, shkruan Reporteri.net.
Besart Gashi, një qytetar nga Drenica ka publikuar disa fotografi ku tregon si qytetarët kanë krijuar radhë duke pritur para fabrikës së miellit në Komoran.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
“Heeee ku ini Drenicakë breeeeee
Serbit i keni dal përpara e sjeni frigu kaq shum e Koronavirusi ju pruni këtë gjendje .
Jo Koronavirusi po shkau me na ra sban me ba kshty
Panik palidhje
Shqetsim i kotë tek fëmijet
Foto sot në Komoran para Mullirit”