Ideja e kthyer në koncept partiak se krejt në këtë shtet nuk është drejtë është edhe përjashtuese edhe dekadente.
Është kështu sepse ky koncept ata i qon në involvim të çdo gjëje, i jep të drejtë t’i fusin hundët gjithkund me bindjen se duhet drejtuar të padrejtën dhe këtë me çdo çmim sepse qëllimi është i drejtë.
Demokracia dallon nga diktatura sepse e pranon se nuk mund ti kesh krejt dhe duhet të pajtohesh me këtë rregull si premisë që ‘krejt’ nesër bëhen ‘pak’ dhe ‘pak’ bëhen ‘shumë’ por as ‘pak’ as ‘shumë’ nuk mund dhe nuk duhet të bëhen krejt, kurrë.
Drenica dje ishte dëshmia më e mirë se si mbrohet demokracia nga logjika se krejt është e padrejtë në këtë shtet. Drenicës dje i dul damari në të cilin unë besoj. Ai damar që nuk e lejon padrejtësinë, dhe kur duhet e gjuan me kallash si dikur e kur duhet me ve të prishta si dje.
Ai damari që nuk e duron të padrejtën kur ajo bon hygjym m’i marrë krejt me qëllimin që m’i drejtu drejtë. Edhe unë jam Drenicë, sepse dje Drenica e mbrojti demokracinë në Kosovë e mbrojti Kosovën evropiane e mbrojti pro-amerikanizmin.
Më 14 shkurt ka referendum që ta mbrojmë demokracinë. Drenica edhe kësaj radhe votoi e para.