Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega e Gjykatës në Gllogoc ka marrë vendim që të aprovojë kërkesëpadinë e kryetarit të Gllogocit, Ramiz Lladrovcit ndaj ish-asamblisti i kësaj komune, Xhavit Drenorit nga fshati Dobroshec.
Sipas vendimit, Drenori do ia kompensoj Lladrovcit 2.600 euro me rastin e publikimit të deklaratës dhe faktit të pavërtet.
Po ashtu, i njëjti detyrohet ta largoj postimin për kryetarin Lladrovci nga rrjeti social “Facebook”.
Drenori më 19.09.2017 në Facebook kishte postuar një shkrim në të cilin thuhej se “Bizneseve të Drenasiut u’a ktheu shpinën duke i dënuar e shantazuar(sepse ishin “identifikuar” si jo votues të tij)”.
Lladrovci për shkak të kësaj shpifjeje ka kërkuar 10 mijë euro kompensim.
Xhavit Drenori, më 2018 ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Drenasit.