Pas polemikave të fundit me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovci, ka reaguar edhe lideri i Vizionit për Drenasin, Xhavit Drenori.
Drenori me këtë rast i është drejtuar Lladrovcit si analfabet dhe se sipas tij me të mund të polemizojë vetëm kur ai të përfundojë shkollën e mesme, transmeton Indeksonline.
Sipas Drenorit, Lladrovci është kryetar i imponuar nga presidentin Hashim Thaçi.
Ky është reagimi i plotë i Drenorit:
Nuk ke faj Ti.
Faj ka Hashim Thaçi (ndohsta edhe nuk ka pas qare për shkak të milionave të “Vendlindja Thërret” apo “Gjykata Speciale”) që na “imponoj” një analfabet të pa gdhendun për Kryetar të Komunës.
E për polemizim me Drenorin: Kur të përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë!